Manastir, gjenden 1.000 granata artilerie

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Manastir gjatë ditës së djeshme në afërsi të stadiumit të qytetit “Pod Tumbe Kafe” në Manastir ka nxjerrë 1000 granata me kalibër prej 75mm që datojnë nga Lufta e Parë Botërore.

Nga QMK njoftojnë se granatat artilerie janë vendosur në depo të sigurtë për procedurë të mëtejshme.