Uzuni zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, në ndeshjen e fundit kundër Juventusit, kishte shënuar gol dhe e kishte festuar në stilin e Cristiano Ronaldos.

Uzuni është pjese e skuadrës hungareze, Ferencvarosi, të cilët arritën kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Futbollisti nga Berati, shënoi golin e vetëm për skuadrën hungareze në humbjen kundër Juventusit në fund të takimit me rezultat 2:1.

Pas ndeshjes, Uzuni u shpreh i lumtur për golin dhe ndeshjen kundër Ronaldos, me të cilin shkëmbeu fanellat.

“Është ndjesi shumë e bukur pasi po rikthehem në formën time më të mirë. Po rigjej formën e mëparshme pasi qëndrova gjatë në shtëpi dhe pasi kalova “COVID”-in. Jam vërtet i lumturuar”, u deklarua Uzuni.

“E kisha të qartë para ndeshjes që do të luaja me lojtarë shumë të fortë. E dija dhe isha i vendosur me besim të plotë që pa nisur ndeshja se ishte një 90-minutësh të cilin do ta ndiqte e gjithë bota. Prandaj, do të më duhej të tregoja aftësitë e mia në çdo çast, pa menduar gjatë se kë do të kisha përballë në fushë”.

Pas golit e shënuar, Uzuni festoi në stilin e Ronaldos, ndërsa u përgjigj që nuk e kishte në mendje të festonte ashtu por ishte e çastit

“Realisht nuk e mendoja atë festim, por gjithmonë e kam ndjekur Juventusin nga televizori. Dhe Ronaldo sa herë shënon, shkon te cepi i fushë dhen ë ato momente, menjëherë pas golit që shënova, m’u kujtua Ronaldo që shkonte atje dhe ishte thjesht mënyra se e ndjeva të bëja ashtu, pasi e kam përjetuar nga televizori shumë herë atë festim”, u shpreh 25-vjeçari.

Pas përfundimit të ndeshjes, u pa Uzuni duke i shkëmbyer fanellat me njërin ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ndërsa u pyet se çfarë bisedoi me të

“E falënderova, i thashë, faleminderit për fanellën. Dhe nuk mund të rrija pa i thënë se je lojtari më i mirë në botë”, tregoi Myrto Uzuni.

Por, që Ronaldo mu përgjigj dhe më tha: “Faleminderit dhe vetëm vazhdo të punosh”.

I pyetur se a i kishte thënë ndonjë gjë për festimin e golit në stilin e tij, ai tregoj që para fillimi të pjesës së dytë më tha: “Festimi siuuu, dhe më bëri me gisht duke buzëqeshur”, përfundoi ai.

Uzuni së bashku me skuadrën e tij gjenden në vendin e fundit të grupit G në Ligën e Kampionëve, me vetëm një pikë po aq sa edhe skuadra e Dinamo Kievit që është në vendin e tretë, që të dërgon në Europa League.