Tetovë: 7 persona të hospitalizuar me virus

Nga fillimi i vitit të ri, numri i te infektuarve të reja me covid 19 në Spitalin Klinik në Tetovë eshte rritur, nga 60-70 kontrolla në ditë. Për momentin janë të hospitalizuar 7 persona.

Në Spitalin Klinik të Tetovës janë të hospitalizuar 7 pacientë me Covid-19. Sipas, zëdhënësit të këj spitali Hasan Iljazi,ka thënë se pacientët janë të shtrirë në repartin infektiv ai bëri të ditur se nga fillimi i vitit të ri, numri i te infektuarve eshte rritur, nga 60-70 kontrolla në ditë raporton KlanM.

Hasan Iljazi – zëdhënës i Spitalit të Tetovës

Nga fillimi i vitit të ri, numri i te infektuarve relativisht eshte rritur, nga 60-70 kontrolla në ditë.

Por, shumica jane më pasqyrë të lehtë klinike, me simptoma te gripit, si dhe të hospitalizuar ne repartin infektiv gjithsejt janë 7 pacientë.

Ku të gjithë pacientët janë pozitiv me Covid 19 dhe në oksigjen.

Në qendrën për Covid, shfrytëzohet vetëm reparti infektiv i spitalit të Tetovës.

Iljazi duke apeluar te qytetarët për kujdes në rast të ndonjë simtome bëri të ditur se në rastë se do të ketë rritje të infektimeve do shfrytëzohen kapacitetet tjera.

Në rast se numri i të prekurve me Covid 19 rritet, është në gatishmëri edhe reparti internistik kati i parë dhe i dytë.

Në u bëjmë përsëri apel qytetarëve të kenë kujdes në rast të ndonjë simptome të Covid 19, të drejtohen tek mjeku amë.

Ndërkaq, sa i përket situatës shëndetësore të peronave të shtrirë në spital, ai u shpreh se janë në gjendje të rëndë, por nuk precizoi se me ç’farë varianti të Covidit janë të infektuar, ngase sipas tij, ajo është në kompetencat e Institutit të Shëndetit Publik./KlanMacedonia/