Komuna e Tetovës, orar pune fleksibil për punonjësit

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës e Tetovës se në përputhje me Kontratën Kolektive për të punësuarit në vetqeverisjen lokale është vendosur orar fleksibil i punës prej 8 orëve në ditë, orari i plotë i punës fillon ndërmjet orës 7:30 dhe 8:30, kurse përfundon ndërmjet orës 15:30 dhe 16:30.

Evidentimi elektronik me orar pune fleksibil, do të realizohet nga dita e miratimit të këtij njoftimi.

Pra, dyert e komunës për qytetarët do të jenë të hapura nga ora 7:30 deri ora 16:30

Vendosja e orarit fleksibil të punës është edhe njëra nga pikat e planit 100 ditësh të udhëheqjes nga kryetari i komunës Bilall Kasami.