Tetovari thotë se ia kanë vjedhur veturën “Opel Astra” në parking

Një 37-vjeçar nga Tetova ka raportuar në polici se i kanë vjedhur veturën “Opel Astra” në një parking në Tetovë, përcjell TV21. I njëjti thotë se vetura ishte e parkuar në rrugën “Goce Dellçev”

“Tridhjetë e shtatë vjeçari I.T. nga Tetova, sot (30- janar) në ora 08:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se mbrëmë nga persona të panjohur në mënyrë të kundërligjshme i kanë marrë veturën “Opel Astra” me targa të Tetovës, të cilën e kishte parkuar në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë. Po merren masa për gjetjen e automjetit”, thonë nga SPB-Tetovë.