Një person tjetër është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në dy vrasjet në Shkup. Deri më tani, në lidhje me rastet janë ndaluar gjithsej tre persona.
Një person tjetër i dyshuar për vrasjet në komunën e Gjorgje Petrovit në Shkup është arrestuar mbrëmë, sipas informacioneve jozyrtare të portalit “4NEWS”.
Ky është arrestimi i tretë në lidhje me dy rastet, pasi gjatë ditës së djeshme u raportua për ndalimin e një personi të dyshuar.
Brenda një periudhe prej pesë ditësh, në Gjorgje Petrov janë gjetur të vdekur një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçare, të dy me shenja të dukshme dhune.
Gruaja u gjet e pajetë dje në një shtëpi në rrugën “Gjurgjin Kokale”, ndërsa rasti i burrit ishte raportuar më 22 tetor.
Nga institucionet kompetente priten informacione shtesë lidhur me bazën e dyshimeve dhe rolin e mundshëm të secilit prej personave të ndaluar në këto dy raste.





