Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Shkup

Më datë 27.01.2023 rreth orës 12:35 në SPB-Shkup është raportuar se në një shtëpizë në fshatin Çuçer të Shkupit, B.A.(32) nga Kriva Pallanka ka gjetur të vdekur shokun e tij N.T.(39) nga Shkupi, me të cilin nga 25.01.2023 ata qëndruan së bashku në shtëpizë.

Një mjek i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.