I mituri kapet në objekt hotelierik në Tetovë, policia thërret prindin e tij

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë fundjavës një i mitur është gjetur në një objekt hotelierik në Tetovë, ndërsa theksojnë se kjo është e kundërligjshme. Nga SPB-Tetovë thonë se është thirrur për bisedë prindi i të miturit, ndërsa ndaj pronarit të objektit do të merren masa sipas ligjit.

“Fundjavën e kaluar (28/29 janar) një i mitur nga Tetova është gjetur në një objekt hotelierik në rrugën “JNA” në Tetovë. Është thirrur prindi i tij, ndërsa pronarit të objektit i është dorëzuar parashtresa përkatëse sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. SPB Tetovë edhe një herë rikujton hotelierët në këtë zonë se të miturit nuk duhet të lejohen të qëndrojnë pas orës 24 dhe se në të kundërtën do të përballen me sanksione kundërvajtëse dhe gjoba nga 50 deri në 150 euro në denarë. Nëse të miturit shërbehen me pije alkoolike, parashikohen gjobë dhe dënime me burg nga një deri në tre ose deri në pesë vjet për hotelierët, në varësi të moshës së të miturit”.