Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiçit për Kosovën, kundërshton projektligjin për trashëgiminë kulturore

Deklaratat e Listës së Studentëve në Serbi për Kosovën po vazhdojnë të ndjekin linjën e diskursit politik të presidentit serb, Aleksandar Vuiq, veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.

Në reagimin e fundit, kjo listë ka kundërshtuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, duke pretenduar se kompetencat e reja të inspektoratit mund të rrezikojnë mbrojtjen e manastireve, kishave ortodokse serbe dhe pronave të Kishës Ortodokse Serbe.

Në deklaratën e saj, Lista e Studentëve e paraqet procesin legjislativ si një çështje që mund të cenojë garancitë ekzistuese për trashëgiminë serbe, ndërsa u bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve në Prishtinë që të ndërhyjnë për të siguruar, sipas saj, respektimin e mekanizmave të veçantë të mbrojtjes.

Megjithëse Lista Studentore në Serbi është shfaqur si një alternativë politike ndaj pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, qëndrimet e saj për Kosovën tregojnë se kundërshtimi i presidentit serb nuk nënkupton domosdoshmërisht shkëputje nga politika e tij nacionaliste ndaj Kosovës.