Tetova me restrikcione, Brodeci 24 orë pa ujë!

Reshqitjet e dheut kane demtuar ujesjellein e Tetoves edhe ka kapesuar dukshem sasine e ujit ne Tetove, ndersa gjithashtu ka lene e pa uje edhe fshatin Brodec pa ujë.

Rrëshqitjet e dheut kanë dëmtuar rrjetin e ujësjellësit në Tetovë, përcjell TV21. Si pasojë e dëmtimeve nga rrëshqitja e dheut dukshëm është pakësuar sasia e ujit në Qytetin e Tetovë. Banorët e fshatit Brodec për TV21 thonë se kanë mbetur pa ujë.

“Në Malsinë e Tetovës në fshatin Brodec ka plasur gypi kryesorë që lidh Malësinë e Sharrit me Qytetin e Tetovës dhe ne si fshat jemi të bllokuar, jemi pa ujë të pijshëm qe 24 orë. Jemi detyruar që ne bashkë me disa bashkëfshatarë vullnetarisht të gjegjmë problemin, e kemi gjetur problemin, por num mund të bëjmë asgjë sepse është dëm i madh”, tha mes tjerash Xhemafet Ziberi, banor i fhstit Brodec.

Ndërkohë nga NPK “Tetova” njoftojnë se për shkak të defektit në Leshnicë, janë të detyruar që të vendosin restrikcione të ujit për të gjithë qytetin dhe fshatrat, pasi reyervat e ujit kanë pësuar rënie drastike.

“Të nderuar qytetarë, Për shkak të një defekti f-500 në linjën e Leshnicës, uji në rezervuaret e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 150 l/s. Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit, ju informojmë se nga sot (e Premte ) 17.12.2021 jemi të detyruar që të fillojmë me restrikcion të ujit për pije edhe atë nga ora 01:00 deri 05:00 ( natën) si dhe nga 13:00 deri 16:00 ( gjate ditës). Si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit të qyetit, për zbutjen e kësaj situate, NPK “TETOVA” Tetovë ka aktivizuar edhe bunaret . Ky restriksion do të vlej deri në sanimin e defektit në linjën kryesore të Leshnicës”, thuhet në njoftimin e NPK “Tetova”./TV21