Ministri britanik: Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, vështirë se do të dërgonte trupa atje

epa08285269 Britain's Defence Secretary Ben Wallace arrives for a cabinet meeting at Downing Street in London, Britain, 11 March 2020. Chancellor of the Exchequer Sunak is set to deliver his first Budget statement to MPs (Members of Parliament) at the House of Commons. EPA-EFE/WILL OLIVER

Ben Wallace, Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, ka thënë se vështirë se do të dërgonte ndokush trupa në Ukrainë në rast të luftës, pasi që kjo e fundit nuk është anëtare e NATO-S.

Wallace për mediumin britanik ‘The Spectator’ ka përjashtuar edhe mundësinë që Britania të dërgojë trupa atje.

“Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, kështu që ka shumë pak gjasa që ndokush do të dërgonte trupa në Ukrainë për të sfiduar Rusinë”, deklaroi sekretari britanik.

“Ne të gjithë mund të ndihmojmë me ndërtimin e kapaciteteve, por në një farë mase Ukraina nuk është në NATO dhe kjo është arsyeja pse ne po bëjmë përpjekjen më tëm irë diplomatike për t’i thënë Putinit mos e bëj këtë”, është shprehur më tej ai.

Inteligjenca amerikane pretendon se Rusia ka vendosur rreth 70,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe ka filluar planifikimin për një pushtim të mundshëm që nga viti i ardhshëm.