Arrestohen dy shkupjanë, u kapën duke transportuar emigrantë në rajonin e Kumanovës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Kumanovës janë arrestuar dy persona nga Shkupi për trafikim me emigrantë, përcjell TV21. Aksioni i policisë është realizuar në rrugën “11 tetori” në Kumanovë dhe në fshatin Nikushtak të komunës së Likovës. Është arrestuar shtetasi 36-vjeçar Sh.B. nga Hasanbegu dhe shtetasi 46-vjeçar G.J. nga Shkupi.

“Të dy nuk janë ndaluar në të policisë për ndalim, por në orën 22:10, Sh.B është ndalur dhe në automjetin e tij janë gjetur katër emigrantë nga India, ndërsa në ora 22.20 në fshatin Lubodrag të Kumanovës janë gjetur edhe pesë emigrantë të tjerë, të cilët G.J. i kishte nxjerrë nga makina e tij. Pak më vonë në fshatin Nikushtak , G.J. është ndaluar dhe privuar nga liria”, njoftojnë nga MPB.