Tërmeti tragjik, Strumica dërgon zjarrfikës në Turqi

Tetë zjarrfikës nga Njësiti territorial i kundërzjarrit Strumicë do të udhëtojnë për në Turqi. Do të shkojnë t’u ndihmojnë autoriteteve turke, për të sanuar dëmet nga seria e tërmeteve që e kapluan Turqinë sot, përcjell TV21.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov, duke shtuar se zjarrfikësit janë të trajnuar profesionalisht.

“Strumica u jep dorë të prekurve nga tërmeti katastrofal në Turqi”, shkroi mes tjerash Kostadinov.