Çmimet e shërbimeve hotelierike në janar 2023 janë rritur me 14.8 për qind në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në janar 2023, krahasuar me dhjetor 2022, është rritur për 0.7%.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqime me 0,9%, pije alkoolike me 0,7%, pije joalkoolike me 0,3% dhe Akomodim me 0,2%.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në janar 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur me 14.8%.