Tërmeti në Turqi/ Shpëtohet pas 177 orëve një grua, shihni reagimin e djalit të saj

Shpresat për të nxjerrë sa më shumë njerëz të gjallë nga tërmetet në Turqi dhe Siri nuk kanë marrë fund.

Një lajm i mirë vjen nga Hataj i Turqisë, ku një grua e quajtur Saadet Sentag u nxor nga rrënojat e shtëpisë së saj pas 177 orëve.

Në një foto të publikuar në internet, shihet gëzimi i djalit të saj teksa ajo nxirret nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Kujtojmë që nga tërmeti me magnitudë 7.8 në Turqi dhe Siri, kanë humbur jetën mbi 24 mijë persona.