Tërmeti në Turqi, Morena Taraku reagon me ‘zemër të thyer’

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën, duke lënë deri më tani deri 500 të vdekur dhe rreth 3,000 të tjerë të lënduar.

Reagime të shumta për tragjedinë kanë ardhur nga emra të njohur, mes tyre edhe nga këngëtarja shqiptare, Morena Taraku.

Ish-Missi e cila prej vitesh është zhvendosur në Stamboll për të jetuar, ka bërë një status në llogarinë e saj të Instagramit.

Foto: Morena Taraku/Instagram

“Të kaluara Turqi”, ka shkruar Morena bashkangjitur me një ‘emoji’ me zemër të thyer.

Ndërkohë, theksojmë që raporti fillestari vlerëson se humbjet ekonomike do të jenë midis 1 dhe 10 miliardë dollarë.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Gjithashtu më shumë se 1700 ndërtesa raportohet se janë dëmtuar ose shkatërruar vetëm në Turqi.