Ndizet sërish një debat i ashpër mes Kiara Titos dhe Olta Gixharit

Moderatorja Kiara Tito ka treguar maturi dhe qetësi në rrugëtimin e saj në Big brother VIP Albania, por marrëdhënia e saj me një prej protagonistëve të këtij edicioni, Luiz Ejlli e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes.

Reklama

Megjithatë jo rrallë herë, Kiara është përshirë në debate me banorët e tjerë, dhe një i tilla ka ndodhur edhe mbrëmë (e diel) mes saj dhe aksptres Olta Gixhari.

Një debat mes Armaldos dhe Luizit, ka ndikuar që të ‘ndizet’një tjetër mes dy vajzave.

 

Kiara ishte ajo që reagoi ndaj Oltës kur kjo e fundit po mundohej ta qetësonte Armaldon pas debatit me këngëtarin.

Olta iu drejtua Kiares duke i thënë që të mos ndërhynte në diskutimet e saj, por më pas prezantuesja e akuzoi aktores se veprimet e saj janë fallco.

“Dëgjova çfarë i the Luizit dhe dëgjova dhe çfarë i thua Maestros, je komplet fallco, atje i jep të drejt Luizit, këtu tha po Maestro ke të drejt”, i tha Kiara-Oltës.

 

Kjo nuk është hera e parë që Kiara dhe Olta debatojnë me njëra-tjetrën, raporti i moderatores me Luizin ka bërë që të dyja shpesh herë të ‘përlasen’ në debate.

Ndryshe, kujtojmë që Efi e cila konsiderohej një mbështetje e madhe për Luizin dhe Kiarën u eliminua të shtunën (4 shkurt) as një nominimi që u realizua gjatë mbrëmjes së spektaklit.