Ndikimi i Kim Kardashianit, 42-vjeçarja u pagua afro një milion euro për një fjalim në konferencën në Miami

Kim Kardashian arrin në mënyra të ndryshme të tërheq vëmendjen dhe ndikimi i saj në industrinë e showbizzit është i pamohueshëm.

Së fundmi një burim i Page Six ka deklaruar se themeluesja e “SKIMS”, u pagua një milion dollarë (rreth 929 mijë euro) për paraqitjen e saj në një konferencë të ashtuquajtur “Java e fondit mbrojtës” të Miamit.

Kardashian foli në konferencën e “iConnections Global Alts” që u mbajt në hotelin Fountainbleu, Miami për firmën e saj të sapohapur “SKKY Partners” me bashkëthemeluesin e saj, veterinerin e industrisë Jay Sammons.

Foto: Getty Images

“Ne nuk komentojmë publikisht marrëveshjet monetare me pjesëmarrësit”, tha CEO i iConnections, Ron Biscardi.

Folësit e tjerë në konferencën e këtij viti përfshinin sipërmarrësin Mark Cuban, CEO i Galaxy Mike Novogratz, Anthony “The Mooch” Scaramucci dhe financierë të tjerë.

Thuhet gjithashtu se biletat për këtë ngjarje kushtojnë 10,000 dollarë (nëntë mijë euro).

Foto: Getty Images

Themeluesja 42-vjeçare e “KKWW Beauty” ka krijuar perandorinë e saj të biznesit – duke u bërë pjesë e listës së miliarderëve të “Forbes” që nga viti 2021.

Në vitin 2016, u tha se Kardashian fitoi 700,000 dollarë (651 mijë euro) për të bërë ‘selfie’ me yjet e Instagramit në një ngjarje për Revolve in the Hamptons.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kardashian njoftoi nisjen e firmës së saj të kapitalit privat në shtator 2022. Ajo do të fokusohet në investime në produktet e konsumit, mikpritjen, luksin, tregtinë digjitale dhe median, “si dhe bizneset e mediave konsumatore dhe argëtuese”, raportoi Wall Street Journal.

Ndërkaq, “Java e fondit mbrojtës”, përshkruhet nga organizatorët si “një festival i financave dhe investimeve alternative, një seri ngjarjesh për fondet mbrojtëse, zyrat e familjes dhe investitorët institucionalë që zhvillohen në tremujorin e parë të 2023”.