Ter Stegen nuk do të grumbullohet me kombëtaren e Gjermanisë për Ligën e Kombeve

Marc Andre ter Stegen nuk do të jetë në Ligën e Kombeve.

Portieri gjerman i skuadrës së Barcelonës, Ter Stegen nuk do të jetë në dispozicionin e Hansi Flick për Ligën e Kombeve, përcjell lajmi.net.

Bëhet e ditur tashmë se selektori gjerman, Flick i ka dhënë aprovimin kërkesës së Ter Stegen për të pushuar.

Sezoni i ngarkuar si dhe Kupa e Botës që do të jetë në nëntor kanë bërë që Ter Stegen të konsiderojë tërheqjen nga kompeticioni.

Ter Stegen është zgjedhja e dytë te kombëtarja e Gjermanisë, pas Manuel Neuer të Bayern Munich.