Adeyemi pritet t’i bashkohet Dortmundit, lë anash Man Unitedin

Reprezentuesi i Gjermanisë, Karim Adeyemi pritet t’i bashkohet skuadrës së Borussia Dortmund.

Sulmuesi i talentuar thuhet të ketë zgjedhur ‘Westfalenstadion’ si destinacion të radhës, pas shkëlqimit me RB Salzburg.

Interesimi për Adeyemi ka qenë i madh, por lojtari duket se ka lënë anash transferimin te Manchester United dhe ka zgjedhur Borussia Dortmund.

Raportime nga ‘Sport1’ i Gjermanisë bëjnë të ditur se lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Dortmund, përcjell lajmi.net.

Adeyemi pritet të sigurojë rreth 6 milionë euro për vit.

20 vjeçari ka shënuar 21 gola në 41 paraqitje gjatë sezonit 2021/22.