Robertson paralajmëron rivalët: Luis Diaz do të bëhet edhe më i frikshëm

Luis Diaz është njeriu i momentit. Ai po merr lëvdata me të madhe nëpër rrjetet sociale dhe vlerësohet si transferimi i vitit.

Ylli kolumbian po shkëlqen te skuadra e Liverpool duke plotësuar të gjitha pritshmëritë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Por, shoku i tij i skuadrës, Andrew Robertson beson se sulmuesi do të jetë edhe më i frikshëm sezonin tjetër.

“Me një fazë para-sezonale të plotë para vetes, besoj se ai do të bëhet edhe më i mirë, dhe kjo është e frikshme”, ka thënë Robbo, transmeton lajmi.net.

Diaz u aktivizua edhe mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Villarreal dhe inkuadrimi i tij në lojë u pa si pika kthyese e ndeshjes për ‘Reds’.

Liverpool e transferoi sulmuesin gjatë merkatos së janarit, nga skuadra e Portos.