Teatri Shqiptar në Shkup ngushëllo për ndarjen nga jeta të aktores Leze Qena!

Në emër të Teatrit Shqiptar-Shkup, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin artistik në Kosovë.
Ylli që u shua sot, dritë ju bëftë parajsa.
Rolet e juaja njëra pas tjetrës,qoftë në teatër,qoftë në kinematografi,do të lënë gjurmë në të gjitha trojet mbarëshqiptare.
Pusho e qetë Leze Qena.

(Ylber Murtezi, drejtor i Teatrit Shqiptar në Shkup)