Bashkë për sfidat e përbashkëta
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka zhvilluar një takim me anëtarët e degës së ASH-së në Likovë, në një atmosferë miqësore dhe me bashkëbisedim të hapur.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe u diskutua për sfidat aktuale, angazhimet politike dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Shaqiri theksoi rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit në realizimin e synimeve të përbashkëta.
“Bashkë, me unitet dhe përkushtim, për të ardhmen e shqiptarëve!”, ishte mesazhi i deputetit.
Maqedoni Deputeti Rijad Shaqiri takon anëtarët e ASH-së në Likovë: Bashkë për sfidat...









