Taravari: ASH propozon zgjedhjet të mbahen me 26 korrik

Kryetari i Gostivarit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se gjatë takimit të liderëve dje në Presidencë, Zaevi insistonte patjetër që zgjedhjet të mbahen më 21 qershor dhe nuk jepte asnjë alternativë tjetër. Ndërsa nga ana tjetër VMRO-ja nuk lëshonte pe, më 23 gusht e tutje.

“Për ASH-në më mirë do ishte muaji korrik-gusht, kur edhe njerëzit mund të lëvizin dhe temperaturat janë më të larta. Data e zgjedhjeve është çështje e vullnetit politik”, theksoi Taravari.

Unë mendoj se edhe LSDM-ja duhet të tregojë fleksibilitet, tha ai më tej.

“Le t’u ofrojmë atyre 5 korrikun për të parë nëse ata do të pranojnë. VMRO-ja nga ana tjetër duhet të afrohet në dy ose tre javë dhe këtu është data mund të arrihet, por edhe ata insistojnë pas 23 gushtit”, nënvizoi Taravari.