Mendimi politik i Albin Kurtit impresionon elitën amerikane

Fehmi Sylejmani

Paraqitja e Kryeministrit Albin Kurti në një bashkëbisedim me studentët e Harvardit, mbi të gjitha u vlerësua si një paraqitje më e mira që ndonjëherë populli shqiptar ka bërë para një auditoriumi amerikan.

Këtë e thonë disa intelektualë të nivelit të lartë amerikan që kanë pasur rastin ta ndjekin ligjëratën e Kurtit.

Pra, populli shqiptar asnjëherë në historinë e tij nuk e kishte një intelektual të tillë që bëri një paraqitje fenomenale dhe kjo vlerësohet tejet lart nga aspekti intelektual, por edhe politik këtu në Amerikë.

Në fakt ata kanë mbetur të impresionuar me një realitet dhe një lider të pa trembur, me përmasa evropiane e bagazh të lartë intelektual, që për dallim nga liderët tjerë të cilët kanë anuar dhe punuar krejt ndryshe në Departamentin e Shtetit. Kështu është shprehur një mik imi që jeton dhe vepron ne Amerike.

Ajo çfarë kryeministri Kurti, prezantoi para studentëve të Harvardit, ka thënë ai, ishte diçka e re në shumë aspekte.

Nga kjo do të shihet një ndryshim rrënjësor në Kosovë, si asnjëherë me parë, meqë opinioni i këtushëm amerikan, shumë figura politike në Kosovë i sheh si të paaftë për punën që bëjnë, prandaj edhe shpesh herë ka ndodh involvimi i tyre në përgjithësi dhe me të drejtë.

Sado që mund të shihet kryeministri jashtë rrethanave politike me administratën shtetërore, që po flitet në media dhe nga shumë rivalë të tij, kur të vjen në pyetje çështja e raporteve me SHBA-të, administrata amerikane qëndron pranë realitetit e vendosmërisë dhe fare nuk bazohet në “gënjeshtrat” apo “insinuatat ” e kujtdo tjetër.

Populli amerikan gjithmonë qëndron me mendje të hapur dhe e parapëlqen mendimin qoftë edhe ndryshe, përderisa ofron fakte bindëse dhe në këtë aspekt janë dakord me ty pa asnjë mëdyshje.

Gjatë kësaj ligjëratë kryeministri Kurti, dëshmoi edhe një herë se më mirë se si ai nuk flet askush, prandaj që në momentin e parë nga largimi i pandemisë dhe hapja e kufijve, duhet të vjen në Departamentin e Shtetit, ka potencuar miku im nga Amerika e largët, qoftë zyrtarisht apo privatisht, sepse ardhja dhe paraqitja e tij si dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë institucion të lartë amerikan do të ishte shumë më e efektshme dhe më e rëndësishme, se çdo kush tjetër të flas për të, si kundër të paraqesin realitetin faktik nga nivelet lokale këtu tek guvernatorët, kongresmenët, senatorët e po ashtu edhe te bizneset.

(Autori është anëtar i KP të VV)