Talat Xhaferi me deputetët tjerë po ndjekin ndjeshjen Ukrainë-Maqedoni

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, bashkë më një grup deputetësh dhe ambasadoren e Ukrainës në Shkup janë duke ndjekur ndeshjen Maqedoni-Ukrainë që po zhvillohet në Bukuresht, shkruan gazeta LAJM. Në disa fotografi që janë publikuar në Facebook, Xhaferi shihet me shall të Maqedonisë së Veriut në qafë, ndërsa pranë tij ndodhet deputeti I LSDM-së, Martin Kosotovski. Në foto shihet edhe deputeti i ASH-së, Halil Snopçe dhe ai i BDI-së Arbër Ademi, si dhe deputetë tjerë. Aktualisht, rezutati është 2-0 në favor të Ukrainës.

“Sporti na bashkon! Në një atmosferë joformale u tubuam me kolegët nga partitë e ndryshme politike dhe me Ambasadoren e Ukrainës të bëjmë tifo për ekipin tonë”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.