Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar nga Zhelina është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar ta godasë me veturë një polic pyjor, i cili i kishte dhënë shenjë të ndalonte.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në territorin e Zhelinës, kur i dyshuari, duke drejtuar një veturë „Ford“ pa targa dhe të ngarkuar me dru për ngrohje, në vend që të ndalonte, ka shtuar shpejtësinë dhe është përpjekur ta godasë policin pyjor, më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai është arrestuar në orën 21:00, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.