Sulmohet fizikisht një person me probleme shëndetësore në Tetovë

Më 31.08.2026 në ora 13:00 në SPB Tetovë, J.A. (66) nga Tetova ka raportuar se më 27.08.2026 në rr. “Vëllezrit Milladinovi” në Tetovë, A.C. nga Tetova ka sulmuar fizikisht djalin e tij 40-vjeçar, person me probleme shëndetësore dhe pengesa në zhvillim, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.