Sulm kibernetik ndaj NATO-s

NATO-ja mbrëmë ka konfirmuar se një incident kibernetik ka ndikuar në funksionimin e faqeve të saj.

“Ekspertët kibernetikë të NATO-s po punojnë në mënyrë aktive në incidenintin që ndikoi disa faqe të internetit të NATO-s. NATO-ja rregullisht po përballet me incidente kibernetike dhe i merr shumë seriozisht kërcënimet e tilla të sigurisë”, deklaroi një përfaqësues i NATO-s për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Komenti erdhi pas raportimeve në rrjetet sociale se hakerët pro-rusë kanë sulmuar faqen e internetit të Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s (NSHQ) dhe faqe të tjera, duke i bërë ato përkohësisht të padisponueshme.