Studimi: Vaksina e re jep mbrojtje të dyfishtë kundër SARS-CoV-2 dhe gripit

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka zhvilluar një vaksinë të vetme që mund të sigurojë mbrojtje të dyfishtë kundër koronavirusit dhe gripit dhe që është testuar me sukses te minjtë.

Studiuesit nga Universiteti Fudan me bazë në Shangai prezantuan vaksinën e re në një studim të botuar së fundi në “Journal of Virology”. Kur u testua te minjtë, vaksina e quajtur AdC68-CoV/Flu, induktoi në mënyrë efektive si antitrupat që synojnë SARS-CoV-2 ashtu edhe antitrupat kundër gripit, duke siguruar mbrojtje nga SARS-CoV-2 (përfshirë variantet e tij në zhvillim) dhe infeksionin H7N9, sipas studimit, citon “Xinhua”.

H7N9 është një lloj gripi i shpendëve i raportuar për herë të parë se ka infektuar njerëzit në Kinë në mars të vitit 2013 dhe ka shumë të ngjarë të shkaktojë një epidemi në dimër dhe pranverë.

Sipas studimit, rezultatet sugjerojnë vaksinën e re si një qasje premtuese për frenimin e pandemive që shkaktojnë viruse të frymëmarrjes.