Bytyqi: Lufta në Ukrainë mund të parandalojë ikjen e të rinjve

Si do të ndikojë kriza në Ukrainë ikjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut?

Duke u përgjigjur në këtë pyetje teksa tregonte politikat qeveritare për ruajtjen e të rinjve në vend, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Famtir Bytyqi në ClickPlus tha “se mund të krijohen mundësi të reja”.

“Unë nuk e besoj se në një kohë krize ndokush do të dalë jashtë. Sepse krizë nuk është vetëm këtu, njëlloj është edhe në Gjermani”, tha Bytyqi.