Kryesisht me vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë, ndërsa përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 0 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë. Temperatura minimale do të bie në -2 ndërsa ajo maksimale do të arrij 5 gradë.

Në ditët e ardhshme pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa përgjatë lumit Vardar do të ketë erë të përforcuar veriore. Temperaturat do të jenë dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Të ënjtën do të ketë reshje lokale të borës.