Njerëzit që jetojnë në një vend me ndotje të lartë të ajrit kanë nivel më të lartë të depresionit dhe vrasjeve, kjo është gjetur në bazë të rishikimit të disa të dhënave sistematike globale.
Parandalimi i ngrohjes globale në mbarë botën mund të parandalojë miliona njerëz nga depresioni, pretendon ky studim. Kjo supozon se ekspozimi ndaj ajrit global është duke e shkaktuar ngrohjen globale. Shkencëtarët besojnë kjo është e mundshme por është e vështirë të të dëshmohet më shumë rreth këtij dyshimi, raporton “The Guardian”.
Kjo lloj ndotje e ajrit e analizuar në studim është e prodhuar nga djegia e karburanteve fosile në automjete, shtëpi dhe industri.
Hulumtuesit kanë thënë se kjo dëshmi e re forcon thirrjen e mëtutjeshme për të trajtuar atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan “Emergjencë e heshtur e shëndetit publik” të ajrit të ndotur.