Gjukanoviq: Mali i Zi mirëpret çdo iniciativë që shpie drejt BE-së

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në konferencën e sotme për shtyp pas samiti të liderëve të Ballanit Perëndimor, tha se Mali i Zi mirëpret çdo iniciativë rajonale e cila zhvillohen komfor qëllimit kryesorë, respektivisht anëtarësimit të plotë në BE. Gjukanoviq konfirmoi pjesëmarrjen e Malit të Zi në takimet e radhës dhe theksoi se kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme kishte propozuar që Mali i Zi të jetë nikoqir i takimit të ardhshëm.

“Ju falënderoj për këtë rast që më dhatë që të punojë sot me ju dhe të diskutoj për përfitimet e mundshme që kjo iniciativë e quajtur midis nesh mini-shengen mund të sjell jo vetëm për vendet iniciatore por edhe për vendet tjera. Të gjithë që e shohin të mirën e kësaj e iniciative mund të bashkëngjiten. Kryeministri Rama gjatë pjesës së punës përmendi mundësinë që Mali i Zi mund të organizojë takimin tjetër të kësaj iniciative. Të gjitha iniciativat kanë kuptim nëse ne e dimë që ato do të na shpien drejt arritjes së standardeve për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian”-tha mes tjerash Gjukanoviq.