Struganja nuk respektoi vendimin për izolim, MPB me padi penale për shkelje të masave ndaj virusit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur padi ndaj struganes 35-vjeçare me iniciale D.M., pasi e njëjta dyshohet se ka shkelur rregullat shëndetësore gjatë epidemisë, përcjell TV21. Nga MPB thonë 35-vjeçarja nga Labunishta nuk ka respektuar vendimin për vetizolim.

“Gjatë kontrollit të kryer më datë 24.01.2022, policia ka konstatuar se ajo nuk ka respektuar masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19, përkatësisht nuk i është përmbajtur vendimit për vetëizolim të detyrueshëm, të lëshuar nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.