Babai i Rita Orës feston ditëlindjen, këngëtarja bën urimin emocionues

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është njëra ndër personazhet që përfolet shumë në mediat rozë.

E sot babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu Ora, ka festuar ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Nuk ka munguar edhe urimi publik i saj për këtë ditë të veçantë për babain e saj.

Rita ka zgjedhur që ditëlindjen t’ia uroj përmes disa fotografive nga fëmijëria, ku shihet pranë babait të saj.

Përkrah fotografive këngëtarja i ka dedikuar edhe urimin e saj emocionues.

“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen.”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/