Arrestohen dy persona në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike

Dje (12 mars) në mbrëmje rreth orës 22:45, në rrugën “Karposh” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-së Tetovë kanë privuar nga liria dy persona.

Bëhet fjalë për G.S. (40) nga Bërvenica e Tetovës dhe A.S. (28) nga Shkupi, te të cilët gjatë kontrollit është gjetur marihuanë.

Nga SPB Tetovë thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.