Stresi me deklaratë të fortë për videon intime të Xhulit: Dyshoj që ti vet i lyp këto historia

Banorët e nominuar në “BBVK”, kanë mbajtur mbrëmë darkën e të nominuarve.

Të nominuarit janë përgjigjur në shumë pyetje, shkruan lajmi.net.

Lidhur me videon intime ka folur Xhuli sërish, ku ka sqaruar se kjo ka ndodhur para 12 vitesh, ku ia kishte publikuar ish i dashuri dhe ajo ishte detyruar që të largohej nga jeta publike shkaku i saj.

Por kundrejt kësaj çfarë tha ajo, reagoi reperi i njohur Stresi.

“Ke thënë që verës kam njohur tre-katër persona, ke njohur Atdheun, ke folur për ish-in tënd nga Tropoja. Mua më bën të dyshosh që ti vet i lyp këto sekuencash njohje që të ka ndodhur po kjo histori”, ka thënë Stresi.

Këtë e ka mohur Xhuli, ku është shprehur se është mendimi i tij personal./Lajmi.net/