Kush është kryeministri i vetëm që nuk duartrokiti Zelenskyn në samitin e BE-së

Ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelensky është afruar për foton familjare me liderët e BE-së në Bruksel, të gjithë duartrokasin, përveç njërit: presidentit të Hungarisë Viktor Orban.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar Brukselin, në kuadër të një turi në kryeqytetet evropiane për të kërkuar më shumë armë për të zmbrapsur pushtimin rus.

Në fjalimin e mbajtur në Komisionin Evropian, Zelensky ka paralajmëruar Evropën se planet e pushtimit të presidentit Putin nuk do të ndalen me Ukrainën, por do të shkojnë edhe më tej.

“Së fundmi fola me presidenten e Moldavisë, të cilën e informova se kemi zbuluar një plan të Rusisë për të shkatërruar Moldavinë dhe demokracinë e saj. Ne nuk e dimë nëse Moska do ta zbatojë këtë plan, por ai është i ngjashëm me atë që ajo ndoqi në rastin e Ukrainës”, deklaroi Zelensky.