Tërmeti në Turqi, numri i viktimave ka arritur në mbi 22 mijë

Pas 101 orësh të bllokuar nën rrënoja, shpëtohen gjashtë anëtarë të së një familje e cila arriti të mbijetonte duke u grumbulluar së bashku në një hapësirë të vogël ajri nën një ndërtesë të shembur në Iskenderun. Skena gëzimi dhe lehtësimi në këtë qytet u panë teksa u nxor dhe një çift.

Sipas Qeverisë Turke, më shumë se 100,000 shpëtimtarë në mënyrë aktive kryejnë kërkime nën rrënoja me ndihmën e qenve. Në mesin e ekipeve të shpëtimit janë dhe përfaqësues të ushtrisë së Maqedonisë të cilët mes tjerash kanë arritur të shpëtojnë një djalë 5 vjecar. Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilët poashtu kanë shpëtuar një vajzë dy vjeçare.

Deri tani mësohet se nga rrënojat janë shpëtuar rreth 8 mijë persona.
Ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë por shanset për të gjetur të mbijetuar në temperatura të ulëta, reduktohen shumë. Temperaturat mbeten nën zero në të gjithë rajonin dhe shumë njerëz nuk kanë ku të strehohen. Qeveria ka shpërndarë miliona vakte të nxehta, si dhe tenda dhe batanije.

Ndërkohë qasja deri në pjesën veriore të Sirisë është e rëndë. Situate në rajonin e kontrolluar nga rebelët është tejet kritike. Ndihma e porositur mund të arrijë deri te pjesa veriore e vendit vetëm përmes kalimit kufitar nga Turqia. Gjashtë kamionë me ndihmë të Kombeve të Bashkuara kanë arritur të enjten. Megjithatë aktivistët njoftuan se bëhet fjalë për ndihma të kërkuara përpara se të ndodhte tërmeti. Kombet e Bashkuara apelojnë deri te regjimi I Bashar Al Asadit të lejojë qasje deri te punonjësit humanitare dhe ndihmave deri te rajonet e kontrolluara. Nga ana tjetër presidenti sirian Bashar Assad ka vizituar vendin ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar.

“Sirianët nuk flasin, ata veprojnë. Ne si sirianë nëse shkuam për të dërguar një mesazh, mund ta merrni atë nga 12 vjet këmbëngulje, konfrontim dhe respektim të vlerave, parimeve dhe sovranitetit. Kjo është më elokuente se çdo tjetër fjalë. Unë premtoj të punoj pa pushim”, tha Bashar Asad, President i Sirisë.

Sekretari i përgjithshëm I KB Guteresh ka kërkuar të hapen më shumë kalime kufitare. Rrugët janë të shkatërruara, njerëzit vdesin, tani është koha të hapen të gjitha drejtimet që të ofrohet ndihmë dhe ekipe shpëtimi” ka thënë ai.