“Sterling dhe De Bruyne, po të duan, i bashkohen Realit”

Sven-Goran Eriksson foli për situatën e Manchester City-t që është në pritje të vendimit të TAS për sanksionin për të mos qenë në gjendje të luajë për dy sezone në Ligën e Kampionëve. Trajneri suedez iu referua të ardhmes së dy futbollistëve të Citizens, që, sipas tij, mund të luajnë për Real Madridin: Sterling dhe De Bruyne.

“Sterling dhe De Bruyne do të luajnë për Real Madridin, nëse duan, por unë do të zhgënjehesha nëse kjo do të ndodhte. Nuk e di, me të vërtetë shpresoj se ata do të qëndrojnë në Angli. Premier League është kampionati më i mirë në botë, nuk ka dyshime për këtë. Është liga më e njohur, më e mira për t’u parë,” – tha trajneri për Stats Perform News.

Sven-Goran Eriksson vlerësoi Pep Guardiola, duke u shprehur se:  “konsiderohet një nga më të mirët, pse jo trajneri më i mirë në botë. Ka qenë për një kohë të gjatë në këtë nivel. Largimi i tij i mundshëm para përfundimit të kontratës do të ishte diçka negative për Manchester City-n. E keqe për tifozët, e keqe për lojtarët dhe e keqe për klubin. Nuk do të ishte mesazh i mirë. Shpresoj që ata të bëjnë çmos për ta mbajtur të paktën derisa të mbarojë kontrata e tij.”

Loading...