SPB Tetovë: I mituri me thikë lëndon të atin e tij

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 01.01.2021 në ora 20:40 në SPB Tetovë është denoncuar se në Qendrën Klinike në Tetovë është dërguar A.B (37) nga Tetova i lënduar me thikë.

Gjatë bisedës me policinë, A.B ka deklaruar se rreth orës 20:00 është sulmuar nga djali i tij 17 vjeçar i cili ka pasur probleme shëndetësore.

I mituri është dërguar në spital psikiatrik në Shkup, ndërsa kqëyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.