Nëna denoncon bijën 13-vjeçare – e gënjeu se do të shkojë te gjyshi, shkoi tek i dashuri!

Nëna 45-vjeçare me iniciale M.M. nga Manastiri ka denoncuar në polici se bija e saj, A.M.(13) ka ikur nga shtëpia.

Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në denoncim thuhet se 13-vjeçarja ka thënë se do të shkojë te gjyshi, por “dyshohet se ajo u largua me të dashurin”.

Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit, transmeton TV21.