Kim Mehmeti: Nuk jam i Maqedonisë së tyre!

Merreni me mend: Maqedonia është i vetmi shtet evropian dhe njëri ndër nëntë shtetet e botës që e ka kundërshtuar rezolutën e Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e punës së Agjencisë për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë?!

Dhe ne që jetojmë në Maqedoninë e Veriut, por që nuk i përkasim këtij shteti absurd, nuk na mbetet asgjë tjetër, përveçse të turpërohemi që na përfaqësojnë njerëz të pandjeshëm ndaj fatkeqësisë së popullit palestinez.

Ku ta dish, mbase për shkak të kësaj pandjeshmërie dhe pafytyrësie, Maqedonia ngjan me një tokë të mallkuar, që assesi nuk arrin ta përcaktojë fizionominë e vet.

Ndërkohë, duhet rikujtuar se Agjencia për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë është themeluar në vitin 1949, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.