Kryeministri Oliver Spasovski ka pasur takim me ambasadoren kroate, Nives Tiganj ku siç njofton pres shërbimi qeveritar është shprehur mbështetje e fortë nga Kroacia për realizimin e anëtarësimit të plotë të vendit në NATO dhe për hapin e merituar në integrimet evropiane.
“Është thënë qartë qëndrimi i kryeministrit Plenkoviq dhe i Republikës së Kroacisë e cila nga ky muaj e ka marrë kryesimin me BE-në se Kroacia do të përpiqet edhe për sukses të shtetit tonë në integrimet evropiane, pas mbylljes së gjitha çështjeve thelbësore në pjesën e reformave dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe suksesit në integrimet në NATO. Në takim është përshëndetur përkushtimi i kryeministrit Spasovski dhe të Qeverisë në reformat, dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe në këtë periudhë të rëndësishme të proceseve integruese të shtetit është shprehur shpresë se të gjitha subjektet politike do të kenë në fokus interesat e shtetit”, theksojnë nga pres shërbimi.