Spasovski: Krimin për një vit e ulëm për 10.8%

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në mëngjes, në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se krimi për një vit është ulur për 10.8%.

“Nëse i krahasojmë periudhat janar-korrik 2020 dhe muajt e njejtë të këtij viti, kriminaliteti është ulur për 10,8 për qind. Sipas analizave tona, shkalla e kriminalitetit në 100 mijë banorë tani është 569 vepra, ndërsa vitin e kaluar në periudhën e njëjtë 630 vepra në 100 mijë banorë, ndërsa kjo tregon proaktivitet të shtuar të policisë. Gjithashtu vërehet ulje e krimit lidhur me drogën dhe mjetet narkotike, armët, emigracionin ilegal por edhe gjurmimet pas fletë arresteve”, shkroi ministri Spasovski.