Spasovski: Çdo përpjekje për të shkatërruar shtetin dhe rendin kushtetues do të sanksionohet ashpër

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që duan të shprehin pakënaqësinë përmes protestës, të tregojnë kapacitete demokratike, të ruajmë bashkërisht dinjitetin e kombit dhe një apel të veçantë subjekteve politike në shtet që të jenë të përgjegjshëm, sepse janë të obligueshme të jenë më përgjegjës, thuhet në fjalimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Bëj thirrje për vetëdijsim dhe përgjegjësi ndaj protestave, sepse dhuna dhe intoleranca nuk mund të justifikohen me asgjë dhe nuk përfaqësojnë fytyrën e vërtetë të Republikës së Maqedonisë së Veriut evropiane, një vend anëtar i NATO-s.

Çdo sulm ndaj punonjësve të policisë apo objekteve jetike, dhe në këtë mënyrë një përpjekje për të përmbysur shtetin dhe rendin kushtetues, do të sanksionohet ashpër.

Të gjithë duhet të kontribuojmë për paqen e përbashkët, për sigurinë dhe stabilitetin e përbashkët, për të parandaluar trazirat që do të nënkuptonin ndarje të reja në dëm të qytetarëve dhe shtetit”, shton Spasovski.