Fifi: Pas kësaj Fifi që shihni ju është një fëmijë i vogël…

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun nga tekstet e saj të këngëve tejet të veçanta.

Përtej muzikës ajo komentohet shumë edhe për jetën e saj private, shkruan lajmi.net.

Ka muaj prej kur ajo ka filluar një lidhje dashurie me Adis Patushin, dhe këtë gjë Fifi nuk ka dashur ta mbajë për vete por e ka ndarë me të gjithë fansat e saj.

Kjo lidhje shpesh merr edhe mesazhe negative të cilat këngëtarja nuk ngurron t’i publikojë.

Megjithatë ajo ka postuar sot një foto ku tregon se jeta e saj ka patur shumë ulje dhe ngritje.

“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime .. pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit diçka në jetë .. pas çdo shpërthimi emocional që kam pas diçka keni pa e diçka s’keni me pa kurrë – ka shumë thika , ka shumë brryla e ka shumë padrejtësi që s’keni me i kuptu se nuk i keni provu ..gjithsesi .. si njeri që jam me te meta – e me budallaki – me të mira e të kqija – JAM NJERI!”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, ajo së fundi ka publikuar bashkëpunimin me Gjikon e titulluar “Djegi krejt”./Lajmi.net/