Spahiu: Edi Rama i shkruajti urim vetvetes në emër të Hashim Thaçit

Nexhmedin Spahiu

Edi Rama i shkruan letër urimi vetit dhe e nënshkruan me ‘vëllai yt Hashimi’. Struktura e fjalive toskërisht ndërsa fjalët e shkruara me drejtshkrimin e gjuhës standarde. Shoku Enver Hoxha, të paktën, shkruante letra në emër të patriotëve 20-30 vite pasi ata kishin vdekur, siç ishte letra e Bajram Currit Hazreti Leninit me “nënshkrim të B.Currit” në ndërkohë Bajram Curri tërë jetën e vetë nuk ka shkru as nënshkru po ka vënë gisht. Kryesore qelitë e Hagës (për të cilat Ramush Haradinaj thoshte se janë më të mira se hotelet në Kosovë) Edi Rama i imagjinoka si qelitë e Burrelit.