Orhan IBRAHIMI
Fitoi kandidati shqiptar në Bërvenicë. Mirë shumë!
Likova, Çairi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga e komuna të tjera me shumicë shqiptare janë udhëhequr nga kuadrot e BDI-së dhe, me ndërprerje e përjashtime të vogla, edhe nga parti të tjera shqiptare, si dhe nga kuadro me përkatësi maqedonase, siç janë Kërçova, Dollneni, Bërvenica e ndonjë tjetër.
Miq të dashur, ju kujtoj: Bërvenica është vërtet shqiptare, por ndodhet nën juridiksionin dhe administrimin e RMV-së, ashtu siç janë edhe të gjitha komunat e tjera me shumicë shqiptare.
Por çfarë është ky delir, kjo ekstazë e forcave më retrograde?!
Dhe kush fitoi?
Aliu, Taravari dhe “forca të tjera iluministe”!
Ai që, në fakt, është “i fituar” prej 26 vitesh!
Nuk ka lënë gjë pa dhuruar, aprovuar e miratuar, që në thelb ka qenë antishqiptare dhe në funksion të interesave sllave.
Ato forca që shkërmoqën çdo ind të idealit dhe të dashurisë për lirinë; ato që na thoshin se të jesh atdhetar është anakronizëm; ato që vranë, burgosën, internuan dhe shpërngulën bijtë e bijat më të mira të kombit.
Të gjithë ata që kanë sadopak njohuri për Kushtetutën e këtij shteti, e dinë se Maqedonia e Veriut është shtet unitar dhe i centralizuar, ku kombi sovran janë maqedonasit. Ndërsa shqiptarët, sipas kësaj Kushtetute dhe “meritave kombëtare” të z. A. Ahmeti, mbeten komb i rangut të dytë.
Siç duket, “A. Ahmeti do të jetë ardhmëria” e shqiptarëve!
Ky “personalitet” dhe kjo “forcë e re progresiste”!



